Hoti: Do të themelojmë një fond emergjent për përmbytjet

E publikuar: 11/01/2021 13:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në një paraqitje direkte nga Drenasi, kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, tha se do të themelohet një fond emergjent për t’i ndihmuar familjet që u preken nga përmbytjet e reshjeve të shiut.

“Do të themelojmë një fond emergjent për t’i dalë në ndihmë familjeve që u dëmtuan nga përmbytjet”, tha Hoti.

Tutje, Ministri i Mbrojtjes Anton Quni, tha se kanë intervenuar në disa regjione për t’i dalë në ndihmë atyre që u dëmtuan nga vërshimet.

“Evakuimi i parë ka ndodh në rergjionin e Gjakovës, në Fushë-Kosovë, në Klinë, etj Kemi ndihmuar edhe repartin e Pulmologjisë në QKUK, qendrën e Forenzikës dhe një ekip është për vlerësim të situatës në regjionin e Vushtrrisë”, tha ai ndër të tjera.