Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, priti përfaqësuesit e Këshillit të Investitorëve Evropianë në Kosovë, me të cilët diskutoi për angazhimin e Qeverisë drejt rimëkëmbjes ekonomike, si dhe krijimin e një ambienti sa më të mirë të të bërit biznes.
“Situata e krijuar nga pandemia COVID-19 na obligon që të veprojmë në sinergji me të gjithë akterët, në mënyrë që të jemi sa më afër nevojave të qytetarëve dhe bizneseve. Ne tashmë i kemi dyfishuar subvencionet në bujqësi, po ashtu i kemi aktive mjetet financiare në vlerë prej 60 milionë euro që do t’i ndihmojmë bizneset, mirëpo nuk i kemi lënë pa përfshirë edhe kategoritë e tjera në nevojë dhe komunitetet ”, tha Kryeministri Hoti.Më tej, Kryeministri Hoti dhe të pranishmit biseduan për dialogun e institucioneve të Kosovës me sektorin privat, Ligjin për Investime Strategjike, si dhe Fondin për Garantim të Kredive, të gjitha këto në funksion të zhvillimit ekonomik dhe tërheqjes së investitorëve.Ndërsa, përfaqësuesit e EIC-së, duke e vlerësuar Kryeministrin Hoti për pritjen, u zotuan se mbeten partnerë serioz në proceset e zhvillimit ekonomik, si dhe garantuan thellim të bashkëpunimit të mëtejmë.
Hoti diskutoi Ligjin për Investime Strategjike me përfaqësuesit e Këshillit të Investitorëve Evropianë
NGA KATEGORIA