I nominuari për kryeministër nga LDK-ja, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur se në takimin e sotëm të Grupit Parlamentar të LDK-së diskutuan për Programin Qeverisës.
Hoti në këtë takim e e vlerësoj si kishte një diskutim përmbajtësor.
“Deputetët do të kenë shumë punë që në ditët e para të Qeverisë së re për të miratuar ligjet për zbatimin e masave për rimëkembje ekonomike”, ka shkruar Hoti në rrjetin social Facebook.
Ky është postimi i tij i plotë:
Sot e diskutuam Programin Qeverises me Grupin Parlamentar, nje diskutim shume permbajtesor.
Deputetet do te kene shume pune qe ne ditet e para te Qeverise se re per te miratuar ligjet per zbatimin e masave per rimekembje ekonomike.