Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka bërë të ditur se ka zhvilluar një bisedë telefonike me kancelarin e Austrisë, Sebastian Kurz, raporton Gazeta Express.
Hoti në Facebook ka thënë se me Kurz kanë biseduar për rimëbëmbjen ekonomike si dhe për integrimin në BE.
“Biseduam për shumë çështje rreth rimëkëmbjes ekonomike e integrimeve në Bashkimin Evropian, që kanë një rëndësi të madhe për kosovarët dhe popujt e tjerë në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar ai, derisa, ka bërë të ditur se me Austrinë do ta vazhdojnë thellimin e bashkëpunimit.
“Megjithë sfidat e vazhdueshme me COVID-19, ne do të vazhdojmë me thellim të bashkëpunimit në mes të dy vendeve, ndërsa Austria do të vazhdojë të na mbështesë në rrugën tonë drejt integrimit në BE”, ka shkruar kryeministri./GazetaExpress/