Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka akuzuar dy udhëheqësit e shtetit, kryeministrin Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani, se po e dërgojnë Kosovën drejt izolimit ndërkombëtar.
Në një reagim në Facebook të martën, Hoti tha se Kosova sot po humb miq dhe aleatë shkaku i politikës së pushtetit aktual qeverisës.
“Kosova sot po humb miq dhe aleatë për shkak të politikës së mbrapshtë të binomit Kurti-Osmani”, tha Hoti.
“Kosova sot është në pikën më të ulët të mbështetjes nga aleatët në tri dekada. Binomi Kurti-Osmani po e dërgon Kosovën drejt izolimit. Nga vendi me mbështetjen më të madhe amerikane në rajon, këta të paaftë e kthyen Kosovën në qendër të kritikave dhe fajësimit nga ana e aleatëve”, deklaroi ai.