Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se binomi “Kurti-Osmani” po kthehen në problem të sigurisë evropiane dhe perëndimore.
Përmes një postimi në Facebook, Hoti tha se izolimi dhe sanksionet janë shkatërruese për Kosovës dhe pa mbështetjen e ShBA-së dhe BE-së është i pamundur çfarëdo progesi.
Sipas Hotit, Kosova nga viti 2008 ka qenë një vend që ka provomuar normalitet e paqe, kurse tani me politikën e jashtme, Kosova po kthehet në problem të sigurisë.
Tutje Hoti tha se Kosova nuk mund të qeveriset nga një kryeministër dhe presidente që i sjellin Kosovës sanksione nga aleatët në vend të integrimit euro-atlantik.
Postimi i plotë:
1. Izolimi dhe sanksionet janë shkatërruese për Kosovën. Edhe me mbështetjen e plotë nga ShBA dhe vendet kryesore të BE-se, Kosova ka vështirësi në integrimin euro-atlantik për shkak të kundërshtimeve të vendeve të caktuara. Pa këtë mbështetje, është i pamundur çfarëdo progresi. Ndërkaq, me sanksione dhe izolim që pason, as status quo-në ekzistuese nuk mund ta ruajmë.
2. Me të gjitha sfidat që ka pasur, Kosova nga viti 2008 ka qenë një vend që ka promovuar normalitet e paqe, një shtet i ri demokratik që ka kërkuar mbështetjen e partnerëve për integrim euro-atkantik. Ndërkaq, tani është e qartë për të gjithë se me politikën e jashtme jo-perëndimore të binomit fatkeq të Kosovës, Kurti-Osmani, Kosova po kthehet në problem të sigurisë evropiane dhe perëndimore.
3. Ta kemi të qartë: Kosova nuk mund të qeveriset nga një kryeministër dhe presidente që i sjellin Kosovës sanksione nga aleatët në vend të integrimit euro-atlantik.