Hoti bën thirrje, bashkojuni FSK-së

E publikuar: 17/08/2020 13:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, ka njoftuar se konkursi i Forcës së Sigurisë së Kosovës ka mbetur i hapur edhe pak ditë.

Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Hoti ka shkruar se duke qenë pjesëtar i FSK-së, ne të ardhmen do të jeni ushtarë të NATO-s.

Më poshtë postimi i tij:

Forca e Sigurisë e Kosovës ka hapur konkurs për rekrutë të rinj. Mbeten edhe pak ditë, deri më 21 gusht 2020, që ju të konkurroni për t’u bërë pjesë e ushtrisë së Kosovës.

Shfrytëzojeni këtë mundësi të shkëlqyer dhe bëhuni pjesë e ushtrisë të Republikës së Kosovës, e cila është garanci e së ardhmes sonë të sigurt dhe të përbashkët, pa dallim.

Bëhuni pjesë e FSK-së dhe jepni ndihmesën tuaj që ajo të perfeksionohet sipas standardeve të NATO-s. Duke qenë pjesëtarë të FSK-së, ju nesër do të jeni ushtarë të NATO-s.

Konkurroni për t’u bërë pjesë e FSK-së – pjesë e mozaikut të harmonisë, bashkëjetesës dhe prosperitetit të Kosovës.