Ekzekutohen pagesat për 15 mijë të vetëpunësuar

E publikuar: 29/01/2021 17:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

ryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka njoftuar se sot janë ekzekutuar pagesat për rreth 15 mijë të vetëpunësuar.

Hoti ka sqaruar se e kanë bërë ekzekutimin e shumës prej 6.5 milionë eurosh që është pjesë e Pakos tonë për Rimëkëmbje Ekonomike.

“Sot iu kemi ftuar për t’iu njoftuar për një vendim të rëndësishëm të qeverisë që është bërë në mes të Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit dhe Ministrisë së Financave që janë pagesat për të vetëpunësuarit në shumë prej 6.5 milionë euro për rreth 15 mijë të vetëpunësuar në mbarë vendin prej 21.000 sa janë në total dhe pjesa tjetër në ndërkohë sapo të sqarohen të dhënat dhe detajet e këtyre kompanive. Më vjen mirë që kemi arritur me të gjitha vështirësitë që kemi për shkak të situatës që po kalojmë, këto dy ministri e kanë bërë ekzekutimin e shumës prej 6.5 milionë eurosh që është pjesë e Pakos tonë për Rimëkëmbje Ekonomike”.