Janë zbuluar imazhet e jahtit luksoz Arcadia A105 të kompanisë italiane Arcadia, çmimi i fillestar i të cilës është hiq më pak se 7.8 milionë funte, dhe brenda të cilës nuk mungon pothuajse asgjë dhe ngjason me një hotel lundrues me pesë yje.
Dizajnerët janë munduar të krijojnë diçka unike, ku ajri i pastër futet nga të gjitha anët, e sa i përket energjisë elektrike ajo ka të vendosura panele solare në kulm që e bën edhe më ekologjike, transmeton Telegrafi.
Gianluca Poerio që është i specializuar në marketingut e jahteve, ka deklaruar për Mail Online Travel dhe panelet solare e ndihmojnë jahtin të jetë më i qetë gjatë punës.
Sipas tij, panelet solare prodhojnë mjaftueshëm energji elektrike për të furnizuar pajisjet e ndryshme si frigoriferi, pompa e ujit, tualetet dhe dritat.
Hapësira kryesore e saj ofron panoramë të rrallë fal dritareve të mëdha, kurse kuzhina ka hapësirë të mjaftueshme për të akomoduar deri në 10 persona, por mund të transformohet dhe të ketë hapësirë edhe për 20 persona.
Ekuipazhi mund të pushojë në pesë shtretërit e vendosur në tri kabinat, kurse dhoma kryesor ka luks të pafund, duke filluar nga shtrati gjigant, hapësira e mjaftueshme, televizori i sheshtë dhe ndriçimi sipas nevojës.
Arcadia A105 ka një motor mjaft të fuqishëm që prodhon hiq më pak se njëmijë kuaj fuqi V8, kurse shpejtësia maksimale e saj është 17 nyje. /Telegrafi/