Tërmeti që kishte goditur zonën turistike Hualien në Tajvan gjatë muajit shkurt të këtij viti, ua kishte marrë jetë 10 personave si dhe qindra tjerë ishin lënduar, si dhe dhjetëra ndërtesa mbetën të shkatërruara nga lëkundjet e fuqishme.
Në mesin e objekteve të shkatërruara nga lëkundjet e mëdha, më së shumti kanë vëmendje kanë fituar disa hotele, në mesin e të cilëve është edhe Marshall i cili nga dridhjet është shtrembëruar, transmeton Telegrafi.
Në Hualien që gjendet rreth 180 kilometra larg qytetit Taipei, në bregun lindore të Tajvanit jetojnë rreth 100 mijë banorë.
Rrugët e këtij qyteti janë shkatërruar nga tërmeti, kurse dhjetëra shtëpi kanë mbetur pa rrymë e ujë. Shkollat, zyrat, rrugët dhe urat janë mbyllur.
Tajvani është i shtrirë në zonën ku ndahen dy pllakat e mëdha tektonike, dhe për shkak të tyre goditet vazhdimisht nga tërmete të fuqishme. /Telegrafi/