Disa hotele në SHBA kanë filluar të përdorin robotët për t’u shërbyer klientëve në vend të njerëzve. Crowne Plaza San Jose dhe Aloft Hotels po përdorin robotë për të mirëpritur klientët. Dash është roboti më i fundit që po përdorin shumë hotele në SHBA. Ai është rreth 90 cm i gjatë dhe peshon më pak se 45 kg.
Roboti mund të lëvizë nëpër hotel me të njëjtën shpejtësi si njerëzit, madje mund të thërrasë edhe ashensorin nëpërmjet një sensori Wi-Fi për të lëvizur nëpër kate të ndryshme. Kur arrin në dhomë, roboti telefonon klientin për të njoftuar ardhjen e tij, i dorëzon porosinë dhe kthehet në recepsion, ku ka dhe vendin e karikimit.