Kërkesat për ndërtimin e hoteleve luksoze janë duke u rritur dita ditës, por disa persona kanë vendosur t’ju ofrojnë pushuesve diçka më unike – hotele të ndërtuara nga akulli.
Të gjithë ata që janë të pasionuar pas natyrës dhe motit të ftohtë e në veçanti pas borës dhe akullit, mund të vizitojnë hotelet luksoze brenda të cilëve gjithçka është e ndërtuar nga akulli, madje edhe shtretërit e dhomave të gjumit, transmeton Telegrafi.
Këto hoteleve janë të pajisura me bare, shtretër dhe dollapë të gjitha të punuara nga akulli, ndërsa kërkesat për të kaluar një natë në to ka filluar të rritet, dhe vizitorë nga e mbarë bota tashmë kanë filluar të rezervojnë dhomat.
Më poshtë ju sjellim hotelet e akullta të ndërtuara në vende të ndryshme të botës, ku qëndrimi në këto hotele nuk dallon shumë nga ata të zakonshmit përveç faktit se janë të ndërtuar nga akulli. /Telegrafi/