Një ngjarje e rëndë raportohet në këto minuta nga fshati Tresh i Lezhës.
Një grua është djegur me benzinë nga bashkëshorti i saj. Gruaja, identiteti i së cilës nuk bëhet ende me dije, sapo ka mbërritur me djegie të rënda në spitalin e Traumës në Tiranë dhe gjendja e saj paraqitet vërtet kritike.
Policia ka nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


















