Hoqi dorë nga puna, apartamenti dhe shtëpia që i kishte në Londër, për të jetuar në shtëpinë e ndërtuar me materiale të riciklueshme në malet e Walesit (Foto)

E publikuar: 17/07/2018 18:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një i ri nga Londra ka hequr dorë nga jeta luksoze për të jetuar në mal, dhe për këtë vendim thotë se është “shumë i lumtur”.

Kris Harbour kishte jetë të mirë, punë, apartament dhe shtëpi në Londër, por ky 31-vjeçar me profesion inxhinier, gjithmonë kishte kërkuar diçka më shumë, transmeton Telegrafi.

Si shumë të tjerë, në moshën 16-vjeçare iu rrek punës për të fituar para për faturat e papaguara dhe për bërë një jetë më të mirë. Dhe një ditë gjeti në e-Bay atë që për një kohë të gjatë e kishte kërkuar.

Toka dhe mali prej mbi 20 hektarë në jug të Wales ishte përgjigja që e kishte kërkuar. Për të jeta në Londër nuk ia plotësonte dëshirat, dhe kështu vendosi që nga druri ta ndërtojë “shtëpinë e ëndrrave”.

Kështu një ditë hoqi dorë nga puna, shiti pronat dhe u vendos në Wales. Aty përdori materialet e ricikluara dhe filloi ndërtimin e një “shtëpie të ëndrrave”.

“Kam pasur një jetë normale, punë dhe miq me të cilët  i kaloja fundjavat. Megjithatë të gjitha këto nuk më përmbushnin, dhe ndihesha sikur nuk kam kohë të mjaftueshme për gjërat krejtësisht tjera që i kam ëndërruar t’i bëjë prej kohësh”, ka deklaruar Kris.

Inxhinieri nga Londra kishte në pronësi një shtëpi dhe apartament, si dhe punën me orar të plotë të cilën e la në maj të vitit 2015. Shtëpia e tij e re është plot një kilometër larg çfarëdo zone të banuar.

Me paratë e shitjes së apartamentit dhe shtëpisë, bleu tokën dhe vitet e ardhshme i kaloi duke ndërtuar shtëpinë e re, ku përdori dru të vjetër dhe materiale tjera të riciklueshme.

“Mendoj se 90 për qind e materiale që janë përdorur për ndërtimin e shtëpisë janë të riciklueshme. Pothuajse gjithçka është e punuar nga druri”, ka shtuar Kris. /Telegrafi/