Honda, Marquez: Dua suksesin në Misano

E publikuar: 08/09/2015 17:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Marc Marquez kërkon stimuj të ri në prag të çmimit të Madh të San Marinos. Piloti spanjoll i Hondas, dëshiron të hedhë pas aksidentit e Silverstone, ku nuk arriti ta mbante motorin në kontroll për shkak të kushteve të rënduara klimaterike.

“Jam shumë i zhgënjyer që u rrëzova në çmimin e Madh të Britanisë. Po përpiqesha të fitoja më shumë kohë, por në kushte të tilla klimaterike gjëra të tilla ndodhin. Sigurisht që nuk mund të rivalizojmë më për vendin e parë, por ne po luftojmë dhe kjo është një dicka pozitive”.

Misano është një cirkuit i shkurtër dhe nuk të lejon të pilotosh me shpejtësi të lartë. Në këtë pistë Marquez ka bërë disa teste gjatë pauzës verore.

“Këtë fundjavë shpresoj të bëjmë një hap përpara. Gara e Misanos është disi e vecantë, sepse gjithmonë mbizotëron një amtosferë elektrizuese. Shpresoj të ketë vetëm diell përgjatë fundjavës. Është një pistë e shkurtër me shumë pika ku mund të parakalosh, shpresoj që të na ndihmojë puna që kemi bërë gjatë verës me testet.”

Në renditjen e përgjithshme për pilotë, Marc Marquez pozicionohet i treti me 159 pikë, i shkëputur ndjeshëm nga Rossi dhe Lorenzo që kanë grumbulluar respektivisht 136 dhe 124 pikë.