Homoseksualët serb porosi Vuçiç-it: Përqafoje Ramën nga gay serb sepse është ‘hot’

E publikuar: 28/05/2015 02:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri shqiptar duket se ka krijuar shumë fansa gay edhe në serbi, të cilët po i transmetojnë Ramës mesazhe dashurie përmes profilit në Twitter të kryeministrit serb Aleksander Vuçiç.

Në një postim të berë nga kryeministri serb në profilin e tij një femër trans serbe i ka kërkuar Vuçiç-it që ta përqafojë fort Ramën prej saj pasi e konsideronte atë një mashkull ’hot’.

Postimi është bërë ditën e sotme që korespodon fiks me takimin mes dy kryeministrave në Tiranë.

Në postimin e saj fansja serbe shkruan: “Vuçiç jepi kryeministrit Rama përqafime dhe përshëndetje të ngrohta nga ne femrat serbe fanse të tij. Ne mendojmë se ai është shumë ‘hot’, përfundon komenti i serbes për Vuçiç-in./opozita/