Homologimi i veturave në Kosovë, më i shtrenjti në rajon

E publikuar: 03/05/2016 20:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mbi 2 milionë euro llogaritet të jenë dëmtuar qytetarët që kanë importuar automjete nga jashtë, raporton KTV.
Kjo humbje është pasojë e vendimit të qeverisë, marrë disa vjet më parë, për të lejuar vetëm një kompani që të kryejë këtë shërbim.

Drejtori ekzekutiv i këtij instituti, Agron Demi, ka thënë se edhe çmimi është shumë më i lartë si me vendet e rajonit, ashtu edhe me shumë shtete të BE’së.

Sipas një hulumtimi të bërë nga Instituti GAP, del se lejimi i funksionimit në këtë sektor të vetëm një kompanie është në kundërshtim me rregullat e BE’së.

Në bazë të gjetjeve në rajon, në Maqedoni janë të licencuara të paktën pesë qendra të kontrolleve teknike që kryejnë homologimin.

GAP ka rekomanduar që kompanisë së vetme që e ka homologimin t’i hiqet mbikëqyrja e qendrave të tjera të kontrollimit teknik, sepse kjo paraqet konflikt interesi dhe, përveç asaj, licencimi dhe inspektimi i tyre edhe ashtu bëhet nga Ministria e Infrastrukturës.