Hollande: Sulmet janë kryer nga Shteti Islamik

14.11.2015 12:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Hollande: Sulmet janë kryer nga Shteti Islamik

(VIDEO) Presidenti i Francës, Francois Hollande, ka thënë se sulmet e së premtes në Paris kanë vrarë 127 persona dhe se janë kryer nga ekstremistët e Shtetit Islamik.

Duke i cilësuar sulmet si “akt të luftës”, Hollande ka thënë se ato janë planifikuar dhe organizuar nga jashtë, me ndihmë brenda Francës.

Pak minuta më vonë, Shteti Islamik ka thënë përmes një deklarate të postuar online se “tetë vëllezër me rripa shpërthyes dhe pushkë sulmuese” kanë kryer sulmet.

Grupi ekstremist ka thënë se ato janë përgjigje për fyerjet ndaj profetit të Islamit dhe për sulmet ajrore në “territorin e Shtetit Islamik”.

Si pasojë e sulmeve të shumëfishta, Franca ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme kombëtare dhe ka forcuar kufijtë e saj.

Sulmuesit kanë përdorur bomba vetëvrasëse dhe armë, si dhe kanë brohoritur slogane islamiste.

Rreth tetëdhjetë njerëz janë vrarë kur sulmuesit kanë hyrë në sallën e koncerteve Bataclan dhe kanë marrë pengje.

Njerëzit janë qëlluar për vdekje në restorante dhe bare në disa lokacione të tjera në Paris. Sulme të dyfishta vetëvrasëse ka pasur edhe pranë stadiumit kombëtar Stade de France, ku Gjermania dhe Franca kanë qenë duke luajtur ndeshje miqësore.

Në stadium kanë qenë të pranishëm presidenti i Francës, Hollande, ministri i Brendshëm, Bernard Cazeneuve, dhe ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, të cilët janë evakuuar menjëherë.

Tetë sulmues raportohet se janë vrarë, shtatë nga të cilët kanë hedhur veten në erë. Sipas policisë, nuk është ende e qartë nëse ndonjë bashkëpunëtor i sulmuesve është në arrati.

Këto janë sulmet më vdekjeprurëse në Evropë që nga bombardimet në Madrid, në vitin 2004.

Rreth 1,500 ushtarë francezë janë shpërndarë nëpër Paris, ndërsa banorëve u është kërkuar të qëndrojnë në ambiente të mbyllura.

Të gjitha shkollat, bibliotekat, palestrat, pishinat dhe tregjet do të qëndrojnë sot të mbyllura, ashtu si edhe Disneyland. Të gjitha ndeshjet sportive në zonën e prekur të Parisit po ashtu janë anuluar.

Liderët botërorë i kanë dënuar ashpër sulmet.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, i ka përshkruar ato si “sulm ndaj të gjithë njerëzimit dhe vlerave universale që ndajmë”.

“Ata që mendojnë se mund të terrorizojnë popullin e Francës apo vlerat e tij, gabojnë. Populli amerikan ka marrë forcë nga angazhimi i popullit francez për jetë, liri dhe ndjekje të lumturisë”, ka thënë Obama.

“Do të bëjmë gjithçka që mund të bëjmë për të ndihmuar”, është zotuar kryeministri i Britanisë, David Cameron.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se sulmet nuk mund të përshkruhen me vlera humanitare dhe morale.

“Dua t’i shpreh ngushëllime homologut tim, Hollande, dhe popullit francez për humbjet e tyre. Shpresoj që të plagosurit do të shërohen shpejt”, ka thënë Erdogan.

Vatikani, ndërkaq, i ka përshkruar sulmet si goditje mbi paqen dhe gjithë njerëzimin, raporton rel.

Në muajin janar, ekstremistët islamistë kanë vrarë 18 persona në dhe përreth Parisit.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


13-shi i Aleancës merr mbështetje të fuqishme në Deçan

13-shi i Aleancës merr mbështetje të fuqishme në Deçan

Dy viktimat në Shëngjin janë kosovarë, Policia e Lezhës thotë se ishin pesë të rinj që u morën nga dallgët

Dy viktimat në Shëngjin janë kosovarë, Policia e Lezhës thotë se ishin pesë të rinj që u morën nga dallgët

Stuhitë i afrohen Shqipërisë, pritet të përfshihet edhe Kosova

Stuhitë i afrohen Shqipërisë, pritet të përfshihet edhe Kosova

Emrat e rinj të rrugëve në veri, OVL-UÇK: Kundërshtojmë nderimin e figurave politike serbe

Emrat e rinj të rrugëve në veri, OVL-UÇK: Kundërshtojmë nderimin e figurave politike serbe

Rama: SPAK-u verifikoi pronësinë e investitorëve të huaj mbi tokën në Zvërnec

Rama: SPAK-u verifikoi pronësinë e investitorëve të huaj mbi tokën në Zvërnec

Costa: BE-ja mund ta mbështesë Kosovën, por s’mund t’ia kryejë detyrat e shtëpisë

Costa: BE-ja mund ta mbështesë Kosovën, por s’mund t’ia kryejë detyrat e shtëpisë

Hovenier: Pozita e Kosovës në SHBA ka pësuar një goditje të vërtetë

Hovenier: Pozita e Kosovës në SHBA ka pësuar një goditje të vërtetë

Djali i Afrim Bunjakut bashkohet me 298 kadetë në aksionin human për dhurim gjaku

Djali i Afrim Bunjakut bashkohet me 298 kadetë në aksionin human për dhurim gjaku

Haxhiu nga Vushtrria: Lëvizja Vetëvendosje është e vetmja forcë politike që i kthen zotimet në realitet

Haxhiu nga Vushtrria: Lëvizja Vetëvendosje është e vetmja forcë politike që i kthen zotimet në realitet

Çitaku takon Costan: Kosova duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në partneritet të ngushtë me aleatët evropianë

Çitaku takon Costan: Kosova duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në partneritet të ngushtë me aleatët evropianë

Kolegji AAB hap konkursin për regjistrimin e studentëve për vitin e ri akademik 𝟐𝟎𝟐𝟔/𝟐𝟕

Kolegji AAB hap konkursin për regjistrimin e studentëve për vitin e ri akademik 𝟐𝟎𝟐𝟔/𝟐𝟕

U kërcënua me pushkatim, reagon kryetari i OVL të UÇK-së: Në trup, ende kam plagë lirie

U kërcënua me pushkatim, reagon kryetari i OVL të UÇK-së: Në trup, ende kam plagë lirie

Kurti në takim me Costan: Kosova e gatshme për statusin e vendit kandidat në BE

Kurti në takim me Costan: Kosova e gatshme për statusin e vendit kandidat në BE

Trump thotë se Irani ka rënë dakord të mos ketë armë bërthamore

Trump thotë se Irani ka rënë dakord të mos ketë armë bërthamore

Sali Berisha flet për Zvernecin: Mbështesim investimin e huaj, Sazanin e kam ofruar unë dhe Nano

Sali Berisha flet për Zvernecin: Mbështesim investimin e huaj, Sazanin e kam ofruar unë dhe Nano

Rasti “Subvencionet”, mbrojtja kërkon përjashtimin e kryetares së trupit gjykues

Rasti “Subvencionet”, mbrojtja kërkon përjashtimin e kryetares së trupit gjykues