Një person është vrarë sot në një sulm pranë qytetit Lion të Francës. Viktima është gjetur më kokë të prerë.
Presidenti i Francës, Francois Hollande, ka thënë se bëhet fjalë për “sulm terrorist”.
“Individi i dyshuar për kryerjen e këtij sulmi është arrestuar dhe identifikuar”, ka thënë Hollande.
Dy persona po ashtu janë plagosur nga sulmi në një fabrikë gazi.
Koka e prerë e viktimës është gjetur pranë portës së kësaj fabrike, e mbështjellur me një mbulesë me mbishkrime në gjuhën arabe.
Ngjarja e sotme vjen gati gjashtë muaj pas sulmeve terroriste në dhe përreth Paristit, të cilat kanë lënë të vrarë 17 njerëz./rel/