Kryetari i Francës, Francois Hollande, për shkak të katër sulmeve në Paris ka shpall shtetrrethimin e vendit.
Shtetrrethimi nënkupton mbylljen e kufijve nga të gjitha anët dhe masa shumë të shtuara sigurie.
Hollande i është drejtuar popullit francez nga pallati presidencial duke thënë se francezët janë të fortë, dhe do të vazhdojnë të jenë të fortë, bashkë me shtetin e tyre, Francën.
“Krimet e këtij lloji nga terroristët duhet të ndalen sa më parë. Ne do të bëjmë gjithçka që t’i tejkalojmë këto sulme”, tha Hollande.
Ai i falënderoi forcat e sigurisë në Francë, duke shtuar se ka ende rrezik në disa vende të veçanta të Francës.