Hollanda është shtëpia e urës së parë ndërtuar nga një printer 3D

E publikuar: 25/10/2017 13:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një gjë është e qartë, printimi 3D nuk është vetëm për ndërtimin e prototipëve të vegjël apo organeve delikate njerëzore.

Kjo është një teknologji e shekullit 21 dhe tashmë po përdorën në industrinë e ndërtimit ndërsa për herë të parë është përdorur për të ndërtuar një urë.

Po, një urë prej betoni, e para në llojin e saj për nga mënyra e ndërtimit. Më 24 Tetor ajo hyri në funksion në Hollandë thanë zyrtarët lokalë që provincës Gemert.

Ura nuk është e madhe, por është ndërtuar nga një printer, duke e bërë unike. 800 pjesët e urës morën 3 muaj për tu printuar.

Me një gjatësi prej 8 metrash, ura është projekti i parë infrastrukturor civil ndërtuar nga një printer 3D. Ndërsa ajo mund të përdoret nga këmbësorët dhe çiklistët, ura mund të mbajë mbi kurriz deri në 5 ton.

Përveç se është ura e parë e printuar nga një printer 3D, ajo ka disa avantazhe të vetat. Ndryshe nga teknikat konvencionale, printimi i kësaj ure me një printer 3D kërkon më pak beton për realizimin e saj.

Universiteti Teknologjik i Eindhoven i cili ka ndërtuar këtë urë tha se printeri 3D mund lejon arkitektët të dizajnojnë çfarëdo lloj urë në çfarëdo lloj forme. /PCWorld Albanian