Holanda synon të shtrojë rrugët me plastikë të ricikluar

E publikuar: 19/07/2015 01:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Holanda së shpejti mund të bëhet vendi i parë në botë që do të zëvendësojë përdorimin e asfaltit në rrugë duke përdorur plastikën e ricikluar. Këshilli i Qytetit të Roterdamit ka thënë se po konsiderojnë mundësinë e testimit të një sipërfaqeje të rrugës, e cila cilësohet nga prodhuesit si një alternativë më e pastër nga asfalti.

HolandaKompania ndërtimore “VolkerWessels”  ka prezantuar projektin e saj në lidhje me shtrimin e rrugëve me plastikë të ricikluar. Ekspertët pretendojnë se kjo metodë pune  kërkon më pak mirëmbajtje se asfalti dhe mund të përballoje temperatura -40 gradë celsius dhe 80 gradë celsius.PlasticRoad3

 

Sektorët mund të prodhohen në një fabrikë dhe mund të transportohen në vendin ku ka nevojë, duke ulur kështu kohën e ndërtimit në vendin ku do të ndërhyhet, gjë që do të rezultonte edhe në një trafik më pak të ngjeshur. Jaap Peters, nga byroja e inxhinierisë e këshillit të qytetit ka thënë se besojnë dhe shpresojnë se do të arrihet një gjë e tillë.PlasticRoad2

“Ne jemi shumë optimistë sa i përket ndërtimit dhe zhvillimit të rrugës plastike. Roterdami është një qytet i hapur për eksperimente.Kemi një “laborator rruge” në dispozicion ku zbulime të tilla mund të testohen”, ka thënë Peters. Ekspertët e kompanisë besojnë se një nga përparësitë që ofron kjo lëndë është koha e ndërtimit. Sipas tyre nëse shtrimi i një rruge me asfalt mund të zgjasë disa muaj, me përdorimin e plastikës së riciklueshme mund të zgjasë disa javë.

18 korrik 2015 (gazeta-Shqip.com)