Holanda është gjysmëfinalistja e katërt dhe e fundit e Euro 2024.
“Tulipanët” triumfuan 2:1 në çerekfinale ndaj Turqisë, duke fituar me përmbysje të rezultatit.
Turqit kaluan në epërsi në minutën e 35-të, kur Akaydin shënoi me kokë, pas asistimit të Arda Guler.
De Vrij me një gol fantastik me kokë barazoi shifrat në minutën e 70-të të ndeshjes, shkruan Gazeta Express.
E vetëm gjashtë minuta më pas, Cody Gakpo realizoi për 2:1 dhe fitoren e kualifikimin e Holandës.
Në gjysmëfinale, Holanda do të përballet me Anglinë me 10 korrik.