Nokia kërkon rikthimin e ditëve të lavdishme me licencimin e markës tek HMD, dhe këtë e vërtetojnë përpjekjet dy vjeçare të vazhdueshme të ikonës Finlandeze.
Të Dielën kompania ndërmori hapin e radhës, tashmë e afirmuar si një prodhues telefonësh Android, me debutimin e Nokia 1, Nokia 6, Nokia 7 Plus dhe Nokia 8 Sirocco.
Telefoni më i lirë është Nokia 1, një telefon i thjeshtë por Android që fillon nga 85 dollarë.
Produktet e reja vinë ndërsa HMD ka shitur 70 milion njësi nga 11 modele në 2017-ën.
Kompania aktualisht ka bashkëpunuar me të paktën 100 distributorë dhe pritet të zgjerohet më tutje.
Modelet e reja tregojnë afrimiteitn e ri të Nokia me Google ndërsa marka Finlandeze ju bashkua programit Android Go me Nokia 1 me sistem operativ Android Go.
Flagshipi i kompanisë, Nokia 8 Sirocco, do të kushtojë 749 Euro dhe përmban dy kamera Zeiss, audio hapësinore dhe një xham të lakuar me një kornizë çeliku prej 2 mm dhe ekran pOLED 2K 5.5-inç pa skaje.
Nokia thotë se korniza prej çeliku është 2.5 herë më e fortë sesa ajo e serive 6000 prej alumini. Ka ardhe karikim wireless dhe teknologjinë e njohjes së fytyrës.
Nokia 7 Plus me çmim prej 399 Eurosh vjen me kamër Zeiss 12 megapiksel. Kamera frontale ka një sensor adaptiv që përshtatet me kushtet e dritës dhe një veçori të rej quajtur “pro-camera” ku mund të modifikoni hapjen e lentes.
Telefoni bazohet në platformën Snapdragon 660 me dy ditë jetëgjatësi baterie.
Nokia 6 kushton 279 Euro dhe del në shitje në Prill. Përfaqëson një version të ri të telefonit të lançuar më parë. Ai është 60% më i shpejtë sesa paraardhësi thotë HMD dhe vjen me kamera Zeiss, USB-C dhe Android Oreo.
Bazohet në platformën Snapdragon 630 dhe shoqërohet nga 3GB RAM/32GB memorie dhe 4GB RAM/64GB memorie.
Së fundit, Nokia 1 është telefoni më i ri buxhetor i kompanisë. Me një kosto prej 85 dollarësh, përmban Android Oreo Go Edition, një version i optimizuar i Android për telefonët me 1GB RAM ose më pak.
Specifikat e harduerit:
Nokia 1:
- Rrjetet: 850/900/1800/1900, WCDMA: Band 1, 5, 8, LTE: Band 1, 3, 5, 7, 8, 20, 38, 40
- Shpejtësia e Rrjetit: LTE FDD/TDD deri në 150Mbps DL dhe deri në 50Mbps UL
- Sistemi Operativ: Android Oreo™ (Go edition)
- Procesori: MediaTek MT6737M Quad Core 1.1GHz
- RAM: 1 GB LPDDR3 RAM
- Memorie: 8 GB eMMC me MicroSD deri në 128GB
- Ekrani: 4.5-inç FWVGA IPS
- Kamera pasme: 5MP FF me LED Flash
- Kamera frontale: 2MP FF
- Sensorët/Konektiviteti: 802.11 b/g/n, GPS/AGPS, Bluetooth 4.2, Micro USB 2.0, 3.5mm AV jack, sensor proksimiteti, sensor drite, g-sensor,
- Bateria: E zëvendësueshme 2150mAh
- Formatet Audio: 3G2, 3GP, AAC, AMR, M4A, MKV, MP3, MP4
- Përmasat: 133.6×67.78×9.5mm
- FM radio
- Nano SIM
Nokia 6:
- Rrjetet: GSM: 850/900/1800/1900, WCDMA: Band 1, 2, 5, 8, LTE: Band 1, 3, 5, 7, 8, 20, 28, 38, 40, 41 (Full band 41)
- Shpejtësia e Rrjetit: LTE Cat. 4, 150Mbps DL/50Mbps UL
- Sistemi Operativ: Android 8.0 Oreo™
- Procesori: Qualcomm® Snapdragon™ 630 mobile platform
- Memoria: 3 GB LPDDR 4 RAM me 32 GB memorie ose 4 GB LPDDR 4 RAM me 64 GB memorie, të dy variantet me MicroSD deri në 128GB
- Ekrani: 5.5” IPS LCD full HD (1920 x 1080, 16:9), Corning® Gorilla® Glass, 403 ppi, 450 nits, 1500:1 kontrast
- Kamera e Pasme: 16MP PDAF / 1.0um / F2.0, ZEISS optics
- Kamera e Pasme: 8MP FF, 1.12um / F2.0 / FOV 84˚
- Sensorët/Konektiviteti: 802.11 a/b/g/n/ac, BT 5.0, GPS/AGPS+GLONASS+BDS, FM/RDS, USB type-C (USB 2.0), OTG, 3.5mm, sensor drite, sensor proksimiteti, akselerometër, e-compass, gyroscope, skaner të shenjave të gishtërinjve, NFC
- Bateria: E integruar 3000mAh
- Audio: Një boks i vetëm, audio hapësinore me dy mikrofonë
- Përmasat: 148.8×75.8×8.15 mm (8.6 mm me sensorin e kamerës)
- Nano SIM
Nokia 7 Plus:
- Rrjetet: GSM: 850/900/1800/1900, WCDMA: Band 1, 2, 5, 8, LTE: Band 1, 3, 5, 7, 8, 20, 28, 38, 40, 41(Full band 41)
- Shpejtësia e Rrjeteve: LTE Cat 6, 2CA, 300Mbps DL/50Mbps UL
- Sistemi Operativ: Android 8.0 Oreo™
- Procesori: Qualcomm® Snapdragon™ 660 mobile platform
- RAM: 4 GB LPDDR 4
- Memoria: 64 GB memorie e brendshme me MicroSD deri në 256GB
- Ekrani: 6” IPS LCD full HD+ (2160 x 1080, 18:9), Corning® Gorilla® Glass, 403 ppi, 500 nits, 1:1500 kontrast
- Kamera e Pasme: 12MP, 1.4um f1.75, 2PD, ZEISS Optics
- Kamera e Pasme dytësore: 13MP, 1.0um, F2.6, ZEISS
- Kamera Frontale: 16MP FF 1.0um, F2.0, ZEISS
- Sensorët/Konektiviteti: Wi-Fi 802.11 a/b/g/n/ac, BT 5.0, GPS/AGPS+GLONASS+BDS, NFC, USB type-C (USB 2.0), OTG, 3.5mm AV jack, sensor drite, sensor proksimiteti, akselerometër, e-compass, gyroscope, sensor i shenjave të gishtërinjve
- Bateria: E integruar 3800mAh me USB type-C
- Audio: Një boks me audio hapësinore dhe 3 mikrofronë
- Përmasat: 158.38×75.64×7.99 mm (9.55 mm me sensorin e kamerës)
- Nano SIM
Nokia 8 Sirocco:
- Rrjetet: GSM: 850/900/1800/1900, CDMA One: BC (800), CDMA 2000: BC0 (800). WCDMA, 1,2,5,8, TDS CDMA 34,39 FDD-LTE: 1, 2, 3, 4, 5, 7, 8, 20, 28 TDD-LTE: 34, 38, 39, 40, 41
- Shpejtësia e Rrjetit: LTE Cat 12 600Mbps DL Cat13 150Mbps(64QAM) UL
- Sistemi Operativ: Android Oreo™
- Procesori: Qualcomm™ Snapdragon® 835 Mobile Platform
- RAM: 6 GB LPPDDR 4X
- Memorie: 128G GB USF2.1 e Integruar
- Ekrani: 5.5” QHD pOLED, 3D Corning® Gorilla® Glass 5
- Kamera e Pasme: 12MP wide, 2L7, 1.4um, 2PD, f/1.75, FOV 78”
- Kamera e Pasme Dytësore: 13MP tele, 3M3, 1.0um, f/2.6, FOV 47.3”
- Kamera Frontale: 5MP, 4E8, 1.4um, F/2.0, FF
- Sensorët/Konektiviteti: 802.11 a/b/g/n/ac (MIMO), BT 5.0, GPS/AGPS+GLONASS+BDS, NFC,ANT+, skaner i shenjave të gishtërinjve, ALS/PS, g-sensor, e-compass, gyro, barometer
- Bateria: E integruar 3260mAh
- Audio: Tre mikrofonë, boks inteligjent
- Kairkimi: QC 4 compatible, Qi wireless
- Përmasat: 140.93×72.97×7.5 mm
- Nano SIM
Disponueshmëria
Nokia 8 Sirocco del në shitje në fillim të muajit Prill për 749 dollarë. Nokia 7 Plus në shitje në fillim të muajit Prill për 399 dollarë.
Nokia 6 në shitje në muajin Maj me çmim prej 279 dollarë.
Nokia 1 në shitje në Prill për 85 dollarë. /PCWorld Albanian