Papa Françesku gjatë vitit 2016 do të ketë një agjendë të ngjeshur sa i përket vizitave të tij nëpër shtete të ndryshme.
Burime të afërta me të në Vatikan i kanë zbuluar AFP-së se në mesin e destinacioneve të tij për vitin 2016 do të jetë edhe Kosova
Kjo do të ishte një vizitë historike, ku për herë të parë, përfaqësuesi më i lartë i Kishës do ta vizitonte vendin tonë.
Përveç Kosovës, në plan për vitin 2016 janë edhe Armenia, Polonia, Argjentina, Franca etj.
Vatikani akoma nuk e ka njohur Kosovën si shtet.