Historianët shpallin Jahjagën anëtare nderi

E publikuar: 10/01/2016 22:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, ka shpallur anëtare nderi presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Kësisoj ajo është shpallur me motivacionin “për kontributin e dhënë në ndërtimin dhe funksionimin e institucioneve të Republikës se Kosovës”.

Pos kësaj, pjesë e motivacioni janë edhe “kontributi i dhënë në detyrën e Presidentes se Republikës se Kosovës gjatë periudhës 2011-2016”, si dhe “për kontributin e dhënë në ruajtjen dhe promovimin e unitetit kombëtar gjatë ushtrimit të detyrës se Presidentes se Republikës së Kosovës”.

Sipas njoftimit të LHK “Ali Hadri” dega në Deçan, njofton se deri me tani janë shpallur Anëtar Nderi dhe kanë pranuar këtë titull: Islam Lauka, Ambasadori i Republikës se Shqipërisë në Prishtinë; Arben Doqi, Zëvendësambasador i Republikës se Shqipërisë në Prishtinë; Ramë Kortoqi, Kryetar i Komunës se Tropojës; Edmond Panariti, Ministër i Punëve të Jashtëm i Republikës se Shqipërisë dhe Ditmir Bushati, Ministër i Punëve të Jashtëm i Republikës se Shqipërisë.

LHK “Ali Hadri” dega në Deçan, thekson se ky nderim për Presidenten Jahjaga behët me rastin e përfundim të mandatit të saj në krye të Presidencës se Republikës se Kosovës, teksa njofton se për ceremoninë e dorëzim – pranimit të dekoratës, opinionin dhe mjetet e informimit do të njoftohen me kohë.