Ka qenë një periudhë shokuese në historinë e Nju Jorkut, ku një njeri me lëkurë të zezë, i gjatë vetëm 1.20cm, është mbajtur në kafaz dhe shfrytëzuar në kopshtin zoologjik me qëllim të argëtimit të vizituesve, transmeton zeri.info.
Bëhet fjalë për njeriun me emrin, Ota Benga, i lindur më 1883 me preardhje nga Kongo.
Në vitin 1904, Ota Benga është paraqitur në një eskpozitë të antropologjisë për blerje në St.Louis (Misuri), kurse pas vetëm dy vitesh ai është dërguar në kopshtin zoologjik në Bronx të Nju Jorkut, shkruan më tej zeri.info.
Benga atëherë 23 vjeçar, vetëm 1.20 i gjatë, ndërsa peshonte rreth 45 kg, bëhet banuesi më i ri i shtëpisë së majmunëve në Bronx, të Nju Jorkut.
Si shenjë dekorative e fisit të tij në Kongo, dhëmbët e Otas i janë bërë të mprehtë (me maje), një tipar ky i kopshtit zoologjik, përdorur për të promovuar atë si një njeri të egër.
Pa këpucë, por me veshje moderne, Ota ka argëtuar turmën e vizitorëve, duke shtënë në një objektiv me harkën dhe shigjetën e tij.
Vizitorët e kopshtit zoologjik, kanë paguar njëzet e pesë cent, për të parë ‘një egërsirë afrikane’, kurse të dielave hyrja ka qenë pa pagesë.
Ndërkaq gazeta New York Times atë kohe në ballinën e tij shkruante; ‘Bushman ndan një kafaz me majmunët në parkun Bronx’. (Bushmanët njihen si autoktonë të Afrikës jugore)
Historia në Buletinin e Shoqërisë zoologjike, e përshkruan atë si një kafshë ekzotike.
Në realitet, ai nuk ishte primitiv, nuk ishte njeri i egër. Ai ishte një qenie njerëzore nga një fis banor në një pyll të Kongos.
Klerikët e zi, të zemëruar me këtë racizëm, arritën që pas një kohe të mbyllin ekspozitën.
Por edhe më pas, jeta e Ota’s nuk u përmirësua.
Historinë tronditëse, prapa jetës së Ota’s e ka hulumtuar gazetarja, Pamela Newkirk, e cila e sjell atë përmes librit ‘Spektakli’ – Historia e jetës së Ota Benga.
40 mijë njerëz në ditë, vizitonin Ota’n në kopshtin zoologjik
Është shtatori i vitit 1906, gra e burra të veshur bukur, bëheshin gati për argëtim, duke vizituar kopshtin zoologjik, ku për të arritur tek vendi ku mbahej Ota, duhej të kalonin në një koridor të ngushtë, të errët, me erë të fekaleve të majmunëve, e gjithë këtë për të parë një njeri me ngjyrë çokollade, të veshur me pantallona të bardhë dhe një pallto ngjyrë të errët, transmeton zeri.info.
Ky njeri i vogël që peshonte rreth 45 kg, me lëkurë të mbyllët, me sy të vegjël e dhëmbë të mprehtë, ishte kthyer në një argëtim për mijëra njerëz.
Drejtori i kopshtit zoologjik, William Temple Hornaday, kishte krijuar këtë stil të spektaklit, duke besuar se Ota është një hap më përpara me banuesit e tjerë majmunë në këtë rezidencë.
Sipas hulumtimit të gazetarës, Pamela Newkirk, Ota’n e kanë vizituar në kafazin e tij, plotë 40 mijë njerëz brenda një dite.
Kurse me qindra vizitorë, shtynin njëri tjetrin për të zënë vendin më të mirë, ku shihej më mirë Ota, i cili para tyre luante me një papagall, ose gjuante me shigjetë në një objektiv, apo tregonte aftësi të tjera, e gjitha këto brenda një kafazi.
E vizitorët merrnin me vete edhe fëmijët për të parë njeriun e vogël, e së bashku fëmijë, burra e gra qeshnin me Ota’n, që para syve të tyre ishte një ‘njeri majmun’.
Por kush qëndron prapa historisë së dhimbshme të Ota’s, kush e futi atë në kafaz me majmunët?
Biznesmeni i tmerrshëm, që ktheu Ota’n në një ‘majmun’
Samuel Philips Verner, një eksplorues, por edhe një biznismen i rrejshëm, ishte personi që kishte marrë Ota’n nga Kongo dhe sjellur në Amerikë.
Qëllim i Verner ishte që të sjellte objekte të artit, në muze të amerikës.
Kështu Verner kishte kërkuar për donacion që të udhëtonte për në Afrikë.
Ai kishte shpikur një numër tregimesh rreth asaj se si e kishte fituar Ota’n, por njëri prej historive mbeti më i qëndrueshëm nga të gjitha verzionet e tij.
Verner kishte theksuar se; ‘pushtimi i mbretit belg Leopold II të Kongos, kishte bërë që komuniteti Benga dhe pjesa më e madhe e afrikanëve në vitin 1885, të ktheheshin në robër për të vetë-quajturit ‘hulumtues amerikanë’.
Me një rast, Verner kishte deklaruar se ai ka shpëtuar shumë persona të komunitetit Benga, të cilit sipas tij po mbaheshin të lidhur, ndërsa pritej që të bëheshin ushqim për kanibalët e fisit Baschilele, transmeton më tej zeri.info.
Kishte shumë verzione, por ajo që dihet është se qëllimi i tij ishte që të sillte Ota’n në Amerikë, dhe të paguhet nga organizuesit e panairit botërorë të organizuar në St.Louis më 1904.
“Gjatë sundimit të egër të Leopold II, mes periudhës 1885 dhe 1905, dhjetë milionë apo më shumë popullsi të komunitetit Benga, janë vrarë sistematikisht, miliona të tjerë janë torturuar e robëruar, ndërsa burimet e pasuritë e vendit janë plaçkitur”, ka shkruar gazetarja, Newkirk.
Mizoritë e regjimit të Leopold, janë zbuluar fillimisht nga George Washington Williams, një ministër me ngjyrë, i zgjedhur në legjislatura e shtetit Ohio.
Ai kishte vizituar Kongon, ndërsa ka parë nga afër mizoritë e bëra nga regjimi i Leopold-it.
Leopold thoshte se po ndërton shkolla dhe shërbime tjera për popullatën, por ishte Ëilliams ai i cili kishte zbuluar se në realitet atje po ndodhte një ‘tregti me skllevër’, dhe nëse dikush refuzonte urdhërat e Leopold, ai person denohen me persekutime nga më të tmerrshmet.
Para se të vriteshin, njerëzit copëtoheshin, i’u priteshin duart, këmbët, ndërsa kasollat e tyre digjeshin.
Williams i kishte përshkruar mizoritë e Leopold-it, si krime kundër njerëzimit.
Përfundimi tragjik i Ota’s, por që shpëtoj shpirtin e tij
Si përfundim, zemërimi ndërkombëtar solli fundin e Leopold-it, në fund të vitit 1908, por dëmi tashmë ishte bërë. Kongos i’u ishin përdhunuar të gjitha burimet natyrale së bashku me popullsinë.
Në këtë rast, edhe Ota Benga, nuk kishte se ku të kthehej, pa shtëpi, pa familje. Njerëz nga fisi i tij, ishin ose të vrarë ose të shpërngulur nëpër xhungel.
Drejtori i kopshtit zoologjik, William Temple Hornaday, i lodhur nga publiciteti negativ që tashmë ishte ngritur, vendos që të dërgoj Ota’n në një qendër të azilit, ku ai është mësuar se si të ushqehet dhe të flasë në gjuhën angleze.
Si përfundim Ota’n vendos që ta marrë nën përkujdesje një familje nga Virgjinia.
Me fëmijët e kësaj familje Ota luante dhe me kënaqësi u tregonte atyre gjëra që kishte mësuar kur ka jetuar në Afrikën Qendrore, por megjithatë ai tashmë ishte i thyer shpirtërisht.
Në pamundësi për t’u kthyer në Kongo, ku askush nuk ishte atje për ta pritur, në mars të vitit 1916, Ota, vendos t’i jep fund jetës së tij, duke e gjuajtur veten me plumb në zemër.
‘Dhe kështu ai më në fund u lirua’.
Ota është varrosur në një varrezë të panjohur në Lynchburg.
“Kjo duket të jetë saga e degradimit të një njeriu të vetëm – të një spektakli tronditës e të turpshëm – dhe në një inspektim më të afërt kjo është edhe historia e një epoke, të shkencës, të burrave dhe institucioneve elitare, dhe e ideologjive racore’, shkruan Newkirk. /Zëri/