Donald Trump dhe Jack Smith (Foto ilustrim nga Salon/Getty Images)
Këshilltari Special i ShBA-së, Jack Smith, i cili udhëhoqi çështjet federale kundër Donald Trump me akuzat për përpjekje për të përmbysur humbjen e tij në zgjedhjet e vitit 2020 dhe keqpërdorim të dokumenteve të klasifikuara, ka dhënë dorëheqjen.
Smith dha dorëheqjen të premten nga Departamenti i Drejtësisë, sipas një paraqitjeje të gjykatës të shtunën drejtuar gjykatëses së qarkut të ShBA-së, Aileen Cannon, shkruan Reuters.
Ata i bënë thirrje asaj që të mos e zvarrit urdhërin e gjykatës, duke bllokuar përkohësisht publikimin e raportit përfundimtar për Trumpin që Smith ia dorëzoi drejtuesve të departamentit. Zyrtarët e Departamentit të Drejtësisë argumentojnë se urdhri i Cannonit ka tejkaluar autoritetin e saj dhe se ajo nuk ka fuqi të ndalojë Prokurorin e Përgjithshëm, Merrick Garland të publikojë gjetjet e Smithit. Kjo ndalesë është e vlefshme deri të hënën.
Garland ka thënë se planifikon të publikojë vetëm pjesën e raportit të Smithit që trajton hetimin mbi përpjekjet e Trumput për të përmbysur zgjedhjet e 2020-ës, shkruan politico.
Megjithatë, të dyja çështjet e Smithit u bllokuan nga gjykatat. Cannon rrëzoi çështjen për dokumentet në muajin korrik, duke argumentuar se Garland nuk kishte autoritet për të emëruar Smithin. Ndërsa Gjykata e Lartë vonoi çështjen e zgjedhjeve të vitit 2020 për muaj të tërë ndërsa shqyrtonte pretendimin e Trumpit për imunitet presidencial, duke arritur në një vendim historik që vendos imunitet të gjerë presidencial.
Smith shërbeu si Prokuror i Specializuar në periudhën 2018-2022 në Dhomat e Specializuara të Kosovës, post nga i cili kishte dhënë gjithashtu dorëheqje.