Fituesit e një çmimi të pabesueshëm të EuroMillions prej 57.9 milionë funtesh janë zbuluar si një çift britanik i pensionuar, i cili aksidentalisht e kishte shqyer biletën e tyre në gjysmë, duke e hedhur gjithashtu në një kazan plehrash.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Fred Higgins, 67 vjeç, dhe gruaja e tij, Lesley, 57 vjeç, nga Aberdeenshire, Skoci, kapën çmimin prej 57,975,367 funtesh nga lotaria e 10 korrikut – dhe po planifikojnë tashmë për të ardhmen e tyre.
Por derisa shitësi i tiketës fillimisht u kishte thënë se nuk kishte fituar asgjë, duke e gjuajtur në një kazan plehrash, “aparati verifikues” jep një “sinjal”, pas së cilës gjë e nxorën përsëri nga kazani i plehrave dhe e verifikuan.
“Bileta u shqye në dysh, por të gjithë numrat ishin ende të qarta kështu që e mora atë në shtëpi për të bërë thirrjen”.
“Lesley ishte duke fjetur kështu që unë mendova të shikoj në faqen e internetit për të dyfishuar kontrollin e numrave dhe vërejta se numrat po përputheshin”.
“Kur Lesley u zgjua, unë shpjegova se kishim një biletë fituese dhe çfarë kishte ndodhur”.
That moment you get handed the winning cheque! #BehindTheScenes #YouSawItHereFirst pic.twitter.com/rEsqpP7rKZ
— The National Lottery (@TNLUK) August 2, 2018
“Unë ia tregova numrat, i kërkoja asaj të kontrollonte dhe ajo i lexoi gabim, duke menduar se ne ishim 5.7 milionë funte më të pasur se sa 57 milionë funte!”, ka rrëfyer Fred.
Por pasi kishin telefonuar përgjegjësit e lotarisë, ata e kishin kuptuar se kishin fituar 57 milionë funte. /Telegrafi/