Taksixhiu ofendoi lesbiket, por ja çfarë i ndodhi
Një drejtues taksie që i tha një çifti lesbikesh të mos putheshin më në sediliet e pasme të automjetit të tij është detyruar që t’i paguajë atyre një shumë të konsiderueshme të hollash.
Në fakt, Mohammed Dahbi u akuzua për diskriminim kundër çiftit të dashuruar Christy Spitzer dhe Kassie Thornton për shkak të orientimit të tyre seksual dhe tani duhet t’iu paguajë 10.000 dollarë dëmshpërblim.
Mësohet se ai iu tha atyre: “Këto gjëra bëjini në dhomën e gjumit ose dilni nga makina”.
Por kur ato i kërkuan që ta ndalte taksite dhe po dilnin, ai akuzohet se i quajti “k*** m***, lavire”.