Kanceri ka rrënuar njerëzimin qysh prej fillimit të ekzistencës. Një histori e shkurtër e kancerit është treguar nga gazetarja/autorja Jane Pauley, të cilën e transmetojmë më poshtë.
Kur jeta filloi, filloi edhe kanceri.
Kafshët parahistorike kishin kancer, tha fizikani dhe shkencëtari Siddhartha Mukherjee. “Në njerëz, mund të gjesh shenja të kancerit në specie të lashta”, tha ai.
Mukherjee e quan kancerin “Perandori i të gjitha Sëmundjeve” në librin e tij të historisë së sëmundjes, që fitoi çmimin Pulitzer, transmeton infosot.
Rreth 400 vjet para Krishtit, Hipokrati, fizikani i njohur grek, thuhet se e emëroi për herë të parë këtë sëmundje me emrin: karkinos.
Pse ky emër? Emri rrjedhë nga fjala gaforre dhe tumori i kancerit duket sikur këmbët e gaforres që ka thithka nën rërë, tha Mukherjee.
Por referenca më e hershme rreth kancerit mund të gjendet mijëra vjet më herët, në papiruse të lashta egjiptiane.
Sa i përket trajtimit, thotë ai, “nuk ka asnjë”. Mukherjee, që kryen hulumtime dhe i trajton pacientët në Qendrën Mjekësore të Universitetit Columbia në Nju Jork, thotë se me fillimin e shekullit 20, teknologjia e rrezeve X do t’i jepte ngritje formës më të hershme të trajtimit me rrezatim.
Përdorimi i përbërësve helmues për të vrarë qelizat e kancerit – që njihet si kemoterapi – ishte në zhvillim në vitet 1940. Sapo hulumtuesit filluan ta kuptonin mekanizmin e kancerit, më shumë zbulime filluan të bëheshin.
Dhe projekti i gjenomit njerëzor, i përfunduar më 2003, çoi në zhvillimin e më shumë trajtimeve – në mesin e tyre, teknikat me imunoterapi.
“Problemi mbetet, si i vrisni qelizat e kancerit përderisa kanë edhe qeliza normale? Mukherjee tha: “Kjo ishte një enigmë më 1920. Ishte një enigmë më 1970. Është një enigmë më 2017. Por tani ka më shumë vegla. Shumë, më shumë vegla”.


















