Një 24-vjeçare u largua nga banesa e saj në Fushë-Krujë duke marrë me vete edhe djalin 4-vjeçar.
Të alarmuar për sigurinë e vajzës së tyre prindërit bënë kallëzim në polici duke deklaruar se prej ditës së shtunë, Josila D. kishte humbur kontaktet me ta. Fatmirësisht, 24-vjeçarja ka arritur të kontaktojë me familjen duke thënë se ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore së bashku me të birin e mitur.
Por ajo që e ka rënduar gjendjen e saj psikologjike është arsyeja që e bëri të largohej nga shtëpia. Jeta Osh Qef shkruan se Josila vendosi të largohet pa gjurmë pasi bashkëshorti i saj ushtronte dhunë fizike e psikologjike ndaj saj.
Familja e ka mbështetur në këtë hap që ka marrë, duke qenë se vuajtjet e së resë ishin bërë të padurueshme.