Një çift i cili u takua plotësisht përmes rastësisë pasi një mesazh u dërgua në një numër të gabuar kanë përfunduar të martuar.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ka qenë fillimisht Lina Dahlbeck ajo që ishte shumë e hutuar kur mori një mesazh për një film nga një numër që ajo nuk e njohu.
Dhe pas përgjigjes ndaj të huajit – Michael Evangelou – i cili kërkoi falje për gabimin, palët filluan të bisedonin.
Meqenëse mesazhet e tyre u bënë gjithnjë e më shumë flirtuese, brenda një kohe të caktuar ata vendosën të takoheshin – dhe si në filma – çifti u martuan tre muaj më vonë.
Lina, 37 vjeç, nga Mordeni, në Londrën e Jugut, tha: “Nëse dikush do të më thoshte se burrin tim të ardhshëm do ta takoja nga një mesazh i gabuar, kurrë nuk do t’i kisha besuar”.
“Njerëzit janë të habitur sa herë që u tregoj atyre se si u takuam”.
Ndërkaq Michael, 44, shtoi: “Është sigurisht një mënyrë e çmendur për të takuar dikë”.
“Por ajo është gruaja që dua të kaloj pjesën tjetër të jetës sime”.
Mesazhi që solli çiftet së bashku në shtatorin e kaluar thjesht tha “Udhëtimi i vajzave”.
Michael, nga Colliers Wood në jug të Londrës, mendoi se po shkruante në numrin e tij dhe donte të kujtonte veten për të parë filmin Girls Trip. /Telegrafi/