Nga Luan Hamiti
Spiunazhi dhe forma e tij moderne, inteligjenca është përafërsisht e vjetër sa njerëzimi. Agjentët ishin të rëndomtë në të gjitha kulturat dhe qytetërimet antike. Egjipti antik, Greqia, si dhe Roma kanë punësuar agjentë për të gjetur sekretet e armiqve të tyre.
Në Lindjen e Mesme, Mbretëresha Elisabeth I të Anglisë ka organizuar një rrjeth agjentësh (e udhëhequr nga Walshingam) për rë mbledhur informacionw mbi Spanjën, armikja e saj prej kohësh.
Gjatë revolucionit amerikan, George Washington ka realizuar një rrjet i ndërlikuar agjentësh për të mbledhur informacione mbi ushtrinë britanike.
Të dy, unionistët dhe konfederatistët përdoren agjentët gjatë Luftës civile amerikane.
Gjatë Luftës së Dytë Botërore, nën hije zhvillohej një luftë të fshehtë mes aleatëve dhe nazifashistëve. Amerikanët përdorën Zyrën për Shërbime Strategjike (OSS), organizatë që u shëndrrua më pas në Agjencinë Qendrore e Inteligjencës (CIA). I mirënjohuri shërbim britanik, MI5 ka ushqyer gjithashtu aleatët me informata mbi Gjermaninë naziste dhe nazistët me dezinformata mbi vendin real e daljes në Normandi të aleatëve. Përmes një fushatë e gjerë dezinformimi, ajo ka arritur t’i bind nazistët se vendi do të “ishte” Pas de Calais dhw e jo plazhet të ndodhura më në perëndim në Normandi.
Gjatë Luftës së Ftohtë u zhvillua gjithashtu një luftë sekrete spiunazhi midis CIA-s amerikane dhe KGB-së ruse. Gjatë kësaj periudhe, spiunazhi arriti kulmin e tij. Ishte shumë e rëndësishme të dinin se çfsre mendonte armiku dhe çka veprime ishin të gatshme të ndërmerrnin.
Pasi komunizmi u zhduk në vitet 1990, spiunazhi midis lindjes dhe perëndimit u bë më pak i rëndësishëm.