Hisja e babës vazhdon t’u mbetet vetëm djemve

E publikuar: 14/11/2016 10:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Vitet e fundit janë zhvilluar në Pejë dhe rajonin e saj fushata të shumta për të ngritur vetëdijen e femrave për të drejtën e tyre të trashëgimisë.

Në këto fushata kanë qenë kryesisht fokus ngritja e vetëdijes dhe e guximit, sidomos e gjeneratave të reja të femrave, që ato t’ i rrënojnë barrierat e vjetra të mentalitetit të kaluarës për ndarjen e pasurisë së trashëguar familjare, të cilën e kanë gëzuar gjithherë vetëm meshkujt, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mirëpo, gjitha këto fushata duket se pak kanë ndikuar në rritjen e vetëdijes së femrës në qytet dhe në fshatra, pasi edhe këtë vit të pakta janë ato që kanë pasur vëllezër zemërgjerë që ua kanë dhënë motrave hisen e babës që u takon me ligj.

Së paku femrave nuk u mohohet e drejta që të figurojnë në aktin e vdekjes së prindit, në emrin e të cilit gjendet prona e trashëguar. Aty janë të barabarta, derisa ofiqari e lëshon aktin e vdekjes, duke u bazuar në certifikatat e lindjeve të fëmijëve.