“Hirushja”, aplikacioni i parë interaktiv për mësim në gjuhen shqipe, momentalisht është në dispozicion të “iTunes” dhe “Google Play”. Për herë të parë fëmijët shqiptarë, kanë mundësi të mësojnë literaturën klasike si dhe të argëtohen me lojëra të ndryshme përmes platformës digjitale. Aplikacioni ofron aktivitete argëtimi si:”Rubikon”, “Puzzle”, “Veshjen e Karaktereve të Përrallës” si dhe përrallën interaktive të “Hirushes” nga vëllezërit Grimm. Këto aktivitete ndihmojnë që fëmijët të përmirësojnë kuptimin e leximit, shkrimin si dhe të zhvillojnë aftësinë për zgjedhejn e problemeve përmes tregimeve dhe lojërave interaktive.
“Ideja për aplikacionin Hirushja, filloi së pari për arsye të vajzës sime, e cila jeton në SHBA dhe e cila ka filluar të harroj gjuhën shqipe. Po të njejtën kohë, kam vërejtur se ajo kishte shumë dëshirë të luaj me iPad-in e saj. Unë isha shumë i interesuar që vajza ime të luajë dhe mësojë gjuhën shqipe përmes teknologjisë interaktive, mirëpo, pasi që u interesova për aplikacione në gjuhën shqipe, vërejta se nuk ekzistonte as një i vetëm”, thotë Rinol Alaj, themelues i “ODA LAB”.
Ekipi i “ODA LAB”, ka punuar me përkushtim më shumë se një vit, duke hulumtuar dhe dizajnuar aktivetete që janë interaktive, edukative dhe relaksuese. Misioni i “ODA LAB” është për t’u ndihmuar fëmijëve që të ndërtojnë një relacion të shëndetshëm me teknologjinë dhe të shohin atë si mjet shumë të dobishëm dhe njëherësh argëtues.
Në kohën e tanishme, teknologjia informative është forcë e pamohueshme. Shumica e industrive më të mëdha, janë duke e trensferuar platformën e tyre në platformë interaktive, kështu që literatura teknologjike është bazamenti i suksesit të çdo njeriu.
“Është detyrë e jona si prindër, që fëmijët tanë t’i udhëzojmë dhe orientojmë që të kenë bashkëveprim me teknologjinë. Ne duhet patjetër t’i motivojmë që ata të përdorin atë jo vetëm si formë për argëtim, por si instrument për mësim dhe kreativitet,” thotë Driton Alaj, bashkthemelues i “ODA LAB”.
Vizioni më i madh i “ODA LAB”, është që të krijoj lidhje ndër kulturore, si dhe përmbajtje dixhitale shumë gjuhësore, që u mundëson fëmijëve të shijojnë teknologjinë në menyrë më produktive. “Hirushja” është hapi i parë për të përmbushur vizionin tonë, dhe ne jemi shumë të lumtur kur shohim interesimin që ka ngjallur deri më tani “ODA LAB”.
“Hirushja” tani është në dispozicion në formatin “iOS and Android”. Aplikacioni përmban karakteristika të ndryshme të lojrave interaktive, që aktivitetet dhe kuizet përqëndrohen rreth tregimit klasik të “Hirushes”. Versioni në anglisht, është planifikuar të realizohet në vjeshtë të vitit 2015.