Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se sot është një ditë e veçantë pasi që nga sot taksa 100 për qind ndaj Serbisë do të zëvendësohet me reciprocitet.
Por, reciprociteti nuk do të vlejë për Bosnje e Hercegovinën, pasi Kurti tha se nuk dëshiron që këtë shtet ta trajtojë njëjtë si Serbinë, njofton Klan Kosova.
Vendimi do të hyjë në fuqi në orën 22:00 pasi mbledhja e Qeverisë po bëhet online dhe do të mbetet në fuqi deri më 15 qershor.
“Këtë vendim që po e marrim sonte detyrohen ta zbatojnë Policinë Kufitare, Dogana e Kosovës, Agjencia e Veterinarisë dhe institucionet e tjera. Në këtë mënyrë ne po e sjellim vendimin që hyn në fuqi menjëherë me rastin e nënshkrimit, ndërkohë që mbledhja do të zgjasë deri në orën 22:00”.
Kurti tha se masat e reciprocitetit apo veprimi i ndërsjellë është i njohur nga parimet e së drejtës ndërkombëtare.
“Ky vendim mbetet në fuqi deri më 15 qershor dhe do të bëjmë një vlerësim të gjithëmbarshëm për të parë se si ka ecur zbatimi dhe implementimi. Nuk do të mjaftohemi vetëm me këtë, por pika 3 e këtij vendim-propozimi thotë se do të rishikohen zbatimet së paku njëherë në muaj duke i mbledhur të dhënat nga zyrtarët tonë doganorë”.

“Po e fillojmë zbatimin si zëvendësim për tarifën dhe ne me këtë rast i referohemi vetëm Serbisë dhe jo Bosnje e Hercegovinës. Nuk duam që këto dy shtete t’i trajtojmë njësoj dhe e dimë që edhe Bosnja vuan nga Serbia. Neve na lufton prej së jashti, atë e lufton së brendshmi. Në këtë kuptim jemi të bindur se veprimi ynë si gjest i vullnetit të mirë që të hasë në mirëkuptim në popullin atje, por edhe institucionet ta pasojnë këtë me heqje të vizave. Ne s’e njohim dhe ata s’na njohin, por ne nuk e duam mosekzistencën e Bosnjës. Prishtina dhe Sarajeva të mos i kenë këto pengesa për qarkullim”