Hillary Clinton para Donald Trumpit vetëm 1 për qind

E publikuar: 12/05/2016 09:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Përkrahja e Donald Trumpit është rritur dhe tani ai pothuaj është barazuar me Hillary Clintonin ndër votuesit amerikanë, thonë rezultate e anketës Reuters /Ipsos të publikuar sot, transmeton Koha.net.

Këto rezultate mund të jenë tregues për luftën e ngushtë ndërmjet dy rivalëve pothuaj të sigurt për Shtëpinë e Bardhë për të cilët vendosin amerikanët se kush do ta udhëheqë SHBA-në zgjedhjet që mbahen më 8 nëntor pas presidencës tetëvjeçare të Barack Obamas.

Në hulumtimin më të ri, 41 për qind e amerikanëve që me siguri do të votojnë, do ta zgjedhin Hillary Clintonin, kandidaten e demokratëve, e 40 për qind do ta zgjidhnin Trumpin e republikanëve, ndërsa 19 për qind e votuesve janë të pavendosur.

Kështu është thënë në anketën në të cilën kanë marrë pjesë 1289 persona. Anketa ka pasur gabime statistikore rreth për qind.