Hillary Clinton me adresim në Forumin për Gratë, Paqen e Sigurinë që do të mbahet në Prishtinë

E publikuar: 12/04/2024 21:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ish-Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, do të marrë pjesë në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë i cili do të mbahet në Prishtinë.

Osmani tha se Clinton do të jetë folëse në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

“Kemi nderin e madh që ta kemi Sekretaren e 67-të të ShBA-së, Hillary Clinton, e cila do të na drejtohet neve në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë 2024”, shkroi Osmani, transmeton Klankosova.tv.

Clinton do të flasë në këtë forumin përmes një videomesazhi.