Hill për Asociacionin: Sa më shpejt, aq më mirë

E publikuar: 18/04/2023 16:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Outgoing US Ambassador to Iraq Christopher Hill speaks at the United States Institute of Peace in Washington, Wednesday, Aug. 18, 2010. (AP Photo/Evan Vucci)

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, ka folur edhe njëherë rreth formimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Hill tha se janë tashmë 10 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Brukselit.

Ai në deklarim para gazetarëve tha se tani është koha e fundit që Asociacioni të bëhet realitet.

“Sa më shpejt, aq më mirë. Nuk kam nevojë të flas në emër të zotit Miroslav Lajçak, por ai përmend se është një prioritet kryesor. Ajo që mnd t’ju siguroj është se ne nuk do të ndalemi derisa të ndodh kjo”, tha Hill shkruan Tanjug përcjell Klankosova.tv