Hill nga Vranja: Ndoshta është herët për të thënë, por shpresoj se Marrëveshja e Ohrit do të shënohet në histori

E publikuar: 30/03/2023 09:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill deklaroi gjatë vizitës së tij në Vranjë dje, se beson se Marrëveshja e Ohrit do të ketë efekt pozitiv në të gjithë Ballkanin.

“Ndoshta është shumë herët për të thënë. Shpresoj se Marrëveshja e Ohrit do të shënohet në histori. Nga njëra anë, si pika nga e cila filloi normalizimi i marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës dhe bëri që kufijtë të bashkojnë njerëzit, dhe jo të ndajnë, gjithashtu, do të jetë një pikë kthese nga e cila filluam të merreshim me çështjet ekonomike në radhë të parë dhe bashkëpunimin ekonomik”, tha Hill.

Ai shtoi se gjatë dy ditëve të fundit, kur ishte në vizitë në jug të Serbisë, bëri përpjekje për të shpjeguar se Marrëveshja e Ohrit ka të bëjë me Kosovën.

“Duhet thënë se kjo marrëveshje e zhvendos përgjegjësinë te të gjithë ne që të bëjmë përpjekje për ta ndihmuar këtë rajon të forcohet dhe të përparojë përmes zhvillimit ekonomik.

Të gjitha vendet dhe banorët e Ballkanit Perëndimor duhet të bëjnë përpjekje për ta afruar rajonin me BE-në përmes bashkëpunimit të ndërsjellë, dhe kjo nuk është detyrë politike, por në radhë të parë ekonomike”, theksoi ai.