Dy ditë para mbajtjes së forumit të verës në Beograd që mbahet në kuadër të “Ballkanit të Hapur”, ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka dhënë një qëndrim për këtë nismë, pesë e së cilës janë Serbia, Shqipëria e Maqedonia e Veriut.
Në një deklarim të shkurtër në Twitter, diplomati amerikan në Serbi deklaron se nisma rajonale e “Ballkanit të Hapur” është një mjet efektiv.’
“Që vendet t’i përdorin kufijtë me qëllim të bashkimit të tyre, dhe jo ndarjes”, deklaroi ambasadori amerikan.
Sipas kreut të diplomacisë amerikane në Serbi, është e rëndësishme që ideja për “Ballkanin e Hapur” ka ardhur nga vetë Ballkani dhe jo e imponuar nga disa qeveri të huaja.
Aktualisht pjesë e nismës për “Ballkanin e Hapur” , përveç Serbisë, Shqipërisë e Maqedonisë së veriut, nuk janë Kosova, Bosnje e Hercegovina dhe Mali i Zi.Sidoqoftë, në këtë të forum që mbahet nga 2 deri me 4 shtator, pritet të marrë pjesë edhe kryeministri në largim i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, përveç atyre që janë pjesë e iniciativës, si Edi Rama i Shqipërisë, Dimitar Kovaçev i Maqedonisë së Veriut dhe Aleksandar Vuçiq, president i Serbisë.