Ambasadori i ShBA-së në Beograd, Christopher Hill, u shpreh i kënaqur me formimin e qeverisë së re serbe.
Hill tha se ShBA-ja dhe Serbia kanë shumë çështje për të cilat duhet të punojnë së bashku, si në politikën e jashtme ashtu edhe në atë të energjisë.
Ai, gjithashtu u shpreh i lumtur me emërimin e ri të ministrit të Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq.
“Më vjen mirë që Serbia ka një ministër të ri të Punëve të Jashtme (Ivica Daçiq) sepse ka shumë tema për të cilat duhet të flasim,” tha Hill, shkruan N1, transmeton Klankosova.tv
Hill tutje tha se marrëdhëniet në mes ShBA-së dhe Serbisë s’kanë qenë gjithnjë të mira, por se të dy vendet luftuan në të njëjtën anë në dy luftërat botërore.