Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha se Asociacioni i Komunave Serbe në Kosovë nuk është model unik dhe se shembuj të një asociacioni të tillë tashmë ekzistojnë në zonat multietnike në Evropë.“Ideja e këtyre negociatave është përgatitja e Kosovës dhe Serbisë për të ardhmen evropiane dhe mendoj se ajo që mund të shohim në shoqëritë multietnike në mbarë Evropën është e ngjashme me atë që është paraparë në Kosovë, që është Asociacioni i Komunave Serbe.
Pra, nuk do të ishte një shembull unik sepse modele të ngjashme ekzistojnë në pjesën tjetër të Evropës”, tha ai kur u pyet se pse Amerika nuk po shtyn në forminin e Asociacionit.Kësisoj diplomati amerikan iu përgjigj pyetjeve të qytetarëve përmes Twitterit, transmeton Klankosova.tv.