Në Komisionin Qendror Zgjedhor është hedhur shorti për renditjen e subjekteve politike të certifikuara për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Më poshtë keni numrat e partive kreyesore për zgjedhjet 9 shkurtit:
Lëvizja Vetëvendosje/ 118
Partia Demokratike e Kosovës/ 131
Lidhja Demokratike e Kosovës/ 124
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës-NISMA-Partia Konsvervatore/ 137
KQZ të shtunën ka bërë të ditur se dy milionë e 75 mijë e 868 qytetarë janë me të drejtë vote.
Sipas të dhënave të KQZ-së, numri i qytetarëve me të drejtë vote në vendvotime, në Republikën e Kosovës, është: 1 milion e 970 mijë e 944 votues, ndërkaq, numri i qytetarëve që janë regjistruar për të votuar jashtë Kosovës, është 104 mijë e 924.