Një 19-vjeçar nga Libohova ka vendosur t’i japë fund në mënyrën më tragjike jetës tij, teksa është hedhur nga kati i shtatë i një ndërtese në Gjirokastër. Visi Llacini kishte ardhur paraditen e djeshme në qytetin e gurtë dhe teksa po konsumonte një kafe në katin e 7-të të një lokali në Gjirokastër ka marrë vendimin përfundimtar për t’i dhënë fund jetës në mënyrë tragjike. Mësohet se gjithçka kishte ndodhur pasi një vajzë e kishte refuzuar dashurinë e tij, që e kishte shprehur prej kohësh. Duket se fraza e fundit që ai ka thënë me gojën e tij ka qenë kur ka thënë se “jepte jetën për dashurinë”, gjë që e ka bërë pak minuta më pas. I riu është hedhur nga kati i shtatë dhe kjo ka rezultuar fatale për të, ndërsa pak minuta se të merrte vendimin fatal për jetën e tij, djaloshi kishte bërë një status në “Facebook” që deri diku paralajmëronte tragjedinë. Ja mesazhi që ai ka lënë në “Facebook”, para se të hidhej nga pallati dhe të ndërronte jetë: “Vajza bëni mirë t’i besoni kur një djalë thotë se jap jetën dhe për ty… Vëllai im të dua shumë fort. Ti je bosi im, ti je njësh, unë të dua shumë, të dua pa funddd, ti je diell… të dua shumë vëlla… Aldo bosii… Familja ime ju dua pa funddd.. Ti mami dhe ty babi jeni gjëja më e shtrenjtë për mua.. Ju dua pa fund.. Dhe mos u mërzitni për muaa… Misioni im kaq ishte mbaroi. Unë tani duhet të iki. Ju kërkoj falje. .Qëllimi im këtu ka mbaruar.. Përshëndes gjithë shokët e mi… Përshëndetje çuna, përshëndes shoqet e mia… Për mua kaq ishte…… Allahu Ekber… Lamtumirrrr….”, – shkruan ai në statusin e fundit në profilin e tij në “Facebook”.
Hidhet nga kati i 7-të/ I riu vetëvritet pasi e refuzoi një vajzë, zbardhet letra e lamtumirës në “fb”
NGA KATEGORIA