Hidhen molotovë drejt Kryeministrisë, eskalon protesta në Tiranë

E publikuar: 24/01/2026 20:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Partia Demokratike në Shqipëri ka nisur para objektit të Kryeministrisë një protestë përmes së cilës ka kërkuar largimin e Qeverisë dhe vendosjen e një qeverie teknike dhe organizimin e zgjedhjeve të reja.

Kjo protestë organizohet pas pretendimit të opozitës për dallavere në zgjedhjet e 11 majit të vitit të shkuar.Menjëherë pas përfundimit të fjalimit të Sali Berishës, mediat në Shqipëri raportojnë se kanë nisur tensionet përpara Kryeministrisë.

Protestuesit e mbledhur në tubimin e thirrur nga PD-ja, filluan të godasin godinën e Kryeministrisë me bomba molotovë dhe fishekzjarrë. Forcat e policisë ndërhynë menjëherë për të shuar zjarrin që u ndez përballë tyre, ndërkohë që Berisha valëviste flamurin shqiptar shqiptar nga podiumi.

Gjatë tensioneve ndërhyri dhe autoboti, i cili filloi të lagte qytetarët për t’u larguar.