Hetimet për energjinë, votohet lista fillestare e dëshmitarëve për intervistim

E publikuar: 01/07/2022 15:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike ka votuar listën fillestare të dëshmitarëve që do të ftohen për intervistim.

Kryetari i këtij Komision,i Hajdar Beqa, ka thënë se ka dakordim paraprak që në fazën e parë të ftohen të gjithë kryesuesit e Bordeve në çdo nivel, ministra të linjës dhe këshilli ndërministror.

Ndërsa, pika për shqyrtimin e CV-ve të ekspertëve është shtyrë për një mbledhje tjetër pas votimit të buxhetit për këtë komision./EO/