Hetime për 45 gjyqtarë e prokurorë

13.04.2015 10:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Hetime për 45 gjyqtarë e prokurorë

Zyra e Prokurorit Disiplinor në Kosovë, është duke i hetuar mbi 45 raste të prokurorëve dhe gjyqtarëve, të cilët dyshohen se gjatë punës së tyre në sistemin e drejtësisë kanë vepruar në kundërshtim me ligjin.

Zyrtarë nga zyra e Prokurorit Disiplinor, kanë konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se gjyqtarët dhe prokurorët që po hetohen, dyshohen se kanë bërë shkelje dhe kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Arianit Salihu, inspektor i lartë gjyqësor, pohoi se për “disa nga gjyqtarët e prokurorët të cilët nuk kanë treguar profesionalizëm gjatë ushtrimit të mandatit të tyre, kanë nisur hetimet”.

“Në vitin 2015, zyra e Prokurorit Disiplinor ka bartur gjithsej 30 lëndë të trashëguara nga viti 2014. Ndërsa në tre mujorin e parë të vitit 2015, përfshirë muajin janar, shkurt dhe mars, në zyrën e Prokurorit Disiplinor janë paraqitur gjithsej 16 parashtresa, kundër prokurorëve të prokurorive të niveleve të ndryshme në Kosovë. Gjashtë prej tyre janë hapur si hetime disiplinore, ndërsa dy raste janë dërguar me raport përfundimtar në Komisionin Disiplinor të Këshillit Prokurorial të Kosovës”, tha Salihu.

Lidhur me hetimet që po zhvillohen, Zyra e Prokurorit Disiplinor, bën të ditur se “ka raste kur pretendohet se prokurorët kanë vepruar në konflikt interesi, si dhe po ashtu, ka raste për vepër të mundshme penale dhe neglizhencë në ushtrimin e funksionit gjyqësor ose prokurorial”.

Nga ana tjetër, prokurorja e shtetit, Laura Pula, njëherësh koordinatore nacionale kundër korrupsionit, duke mos dashur të flasë shumë lidhur me punën e Zyrës së Prokurorit Disiplinor dhe hetimet që bëhen, tha se mund të ketë raste të cilat hetohen edhe për moskryerjen e lëndëve që kanë të bëjnë me korrupsion, por ajo thotë se nuk vërehet ndonjë vonesë në ketë drejtim.

“Lëndët janë në Komision Disiplinor, por si do të përfundojë procedura, për ne ende është e panjohur. Pavarësisht faktit që janë në Komisionin Disiplinor, sa i përket punës së përmbushjes se planit të veprimit, deri më tani nuk është vërejtur ndonjë mangësi”, tha Pula.

Përfaqësuesit e shoqërisë civile, kanë kërkuar në disa raste që emrat e gjyqtarëve dhe prokurorëve që nuk e kanë respektuar kodin e etikës dhe kanë treguar sjellje joprofesionale, të publikohen.

Betim Musliu, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, thekson se në Kosovë kanë munguar mekanizmat e kontrollit te punës së gjyqtarëve dhe prokurorëve, e sidomos të cilësisë së punës së tyre. Por,sipas Musliut, “edhe me funksionimin e Zyrës së Prokurorit Disiplinor, nuk është tejkaluar kjo, ngase edhe në vet këtë zyrë, ka drejtësi selektive”.

“Deri më tash kemi pasur raste të cilat janë iniciuar në periudha të shumë mëhershme ndaj prokurorëve ose gjykatësve të caktuar dhe të cilat nuk janë trajtuar me kohë. Ndërkaq, kemi pasur raste të prokurorëve ose gjykatësve të cilat janë iniciuar shumë më vonë dhe janë trajtuar nga kjo zyrë. Këtu kemi një drejtësi selektive, sepse nuk mund të trajtohen ndryshe-ndryshe prokurorët dhe gjykatësit ndaj të cilëve iniciohen rastet. Duhet të respektohen të gjitha dispozitat ligjore dhe të mos bëhet kjo zyrë për dikë nënë e për dikë njerkë”, tha Musliu.

Sistemi i drejtësisë në Kosovë, në vazhdimësi është kritikuar nga organizatat vendëse dhe ndërkombëtare si një nga sistemet me probleme të shumta në funksionim, përfshirë këtu edhe dukurinë e korrupsionit, raporton rel.

Përfaqësuesit e organizatave joqeveritare që monitorojnë punën e gjykatave, kanë thënë se “mungesa e transparencës dhe llogaridhënies në gjyqësor, ka bërë që besimi i qytetarëve në gjykata dhe prokurori, të jetë i vogël”.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Vr!tet një person në Gjilan, dyshohet se Dora’s e viktima janë familjar

Vr!tet një person në Gjilan, dyshohet se Dora’s e viktima janë familjar

Berisha pas vizitës së ambasadorit amerikan, “SPAK është armik i pluralizmit, amnistoi krimin elektoral”

Berisha pas vizitës së ambasadorit amerikan, “SPAK është armik i pluralizmit, amnistoi krimin elektoral”

Kurti 4 rikthen Kodin e ri Civil, u bllokua për shkak të nenit që u hapte rrugë martesave të personave të gjinisë së njëjtë

Kurti 4 rikthen Kodin e ri Civil, u bllokua për shkak të nenit që u hapte rrugë martesave të personave të gjinisë së njëjtë

Deputeti i LVV-së: Shpejt do ta bëjmë ligjin për automjete, kufizimi i importit me 10 vjet është i pakumtimtë

Deputeti i LVV-së: Shpejt do ta bëjmë ligjin për automjete, kufizimi i importit me 10 vjet është i pakumtimtë

“Nuk mjaftojnë 10 apo 20 milionë” – Rashiti kërkon 100 milionë euro për mobilizim ndërkombëtar për Specialen

“Nuk mjaftojnë 10 apo 20 milionë” – Rashiti kërkon 100 milionë euro për mobilizim ndërkombëtar për Specialen

Ish-ministri gjerman i reagon Daçiqit për “valvitjen e flamurit serb mbi Prizren”: E gjora Serbi, kjo çon në luftë

Ish-ministri gjerman i reagon Daçiqit për “valvitjen e flamurit serb mbi Prizren”: E gjora Serbi, kjo çon në luftë

Inteligjenca artificiale, një mundësi historike për transformimin e administratës publike në Kosovë

Inteligjenca artificiale, një mundësi historike për transformimin e administratës publike në Kosovë

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet