Lajmet

Hetemi: Mbi 80% e shqiptarëve të vrarë në luftë kanë qenë civil

29.07.2026 21:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Hetemi: Mbi 80% e shqiptarëve të vrarë në luftë kanë qenë civil

Mbi 80% e personave me etni shqiptare të vrarë nga lufta e fundit në Kosovë janë civil. Kështu bëri të ditur drejtori i Institutit të Krimeve të Kryera Gjatë Luftës, Atdhe Hetemi në një intervistë në RTK Prime, pas lansimit të Raportit të Institutit për Krimet e Kryera Gjatë Luftës në Kosovë.

“Mbi 80% e viktimave e komunitetit shqiptarë janë civil të vrarë në luftë. Ndërkaq mbi 52.4% e personave që janë të vrarë, të zhdukur ose të vdekur si pasojë e luftës, janë persona të armatosur apo evidentohen si pjesëtarë të forcave të armatosura”, specifikoi Hetemi.

“Kemi arritur të mbledhim materiale që dokumentojnë krimet e luftës nga më shumë se 15 vende të ndryshme të botës, janë qindra metra lineare material arkivor që dokumenton krimet, mbi 21 terrabajt material që dokumentojnë krimet. Krejt këto janë bërë për të validuar çdo viktimë”, tha ai.

Ai tha se shtylla e dytë arkivore ka qenë mbështetja te institucionet e organizatat ndërkombëtare. Në mbledhjen e materialeve janë përfshirë tri kategori: personat e vrarë, të zhdukur me dhunë dhe personat e vdekur si pasojë e luftës.

Hetemi e quajti listë preliminare, sepse siç tha ai, janë të hapur për të pranuar raste shtesë për të pasuruar arkivin historik të vendit.

“Dallimi ynë është metodologjik. Janë caktuar kriteret bazë që kanë përcaktuar se cilët persona do të përfshihen në listë. Janë katër kritere: personat që kanë lindur apo kanë pasur vendbanim në Kosovë në kohë lufte; personat me plagë vdekjeprurëse ose janë zhdukur në rrethana të ndërlidhura drejtpërdrejtë me luftën; kanë humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga lufta dhe kriteri i katër, bazuar në dokumentacionin, personat që kanë lidhje me luftën e fundit në Kosovë”, shpjegoi ai.

Bazuar në aspektin gjinor, Hetemi tha se janë 11 mijë e 415 ose 86.3% e të vrarëve janë meshkuj, por janë dhe 1.811 gra të vrara.

“Analiza e tyre dëshmon se pasojat e luftës s’janë kufizuar veç te meshkujt”, tha ai.

Raporti zbulon se gjatë luftës janë atakuar më së shumti personat në moshën e punës. Hetemi specifikoi se 57.5% të viktimave janë 18 deri 50 vjeç.

“14.7% të viktimave janë të moshës mbi 65 vjeçare dhe mbi 1 mijë e 240 janë nga 0 – 17 vjeç”, tha Hetemi.

Gjatë prezantimit të sotshëm të raportit, është bërë e ditur se ai dokumenton gjithsej 12.230 viktima të luftës për periudhën nga janari 1998 deri më 20 qershor 1999. Gjithashtu u dokumentua vrasja e 1.247 fëmijëve të moshës 0 deri në 17 vjeç, ndërsa 94 të tjerë humbën jetën si pasojë e kushteve të luftës. Ndërkaq ende nuk dihet fati dhe vendndodhja e 100 fëmijëve të zhdukur me dhunë.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Gruda: Ligji për Gjykatën Speciale nuk ka asnjë gabim, qëndroj prapa çdo shkronje të tij

Gruda: Ligji për Gjykatën Speciale nuk ka asnjë gabim, qëndroj prapa çdo shkronje të tij

Kthimi i ligjit në Kuvend, Bajqinovci: Ku janë sot ata që flisnin për bomba e ushtronin presion mbi Qeverinë dhe VV-në

Kthimi i ligjit në Kuvend, Bajqinovci: Ku janë sot ata që flisnin për bomba e ushtronin presion mbi Qeverinë dhe VV-në

Pas kthimit në Kuvend, OVL-UÇK paralajmëron protesta nësë zvarritet Ligji për Specialen

Pas kthimit në Kuvend, OVL-UÇK paralajmëron protesta nësë zvarritet Ligji për Specialen

Presidentja rikthen në Kuvend ligjin për Specialen, katër javë kohë për shqyrtim

Presidentja rikthen në Kuvend ligjin për Specialen, katër javë kohë për shqyrtim

Kurti ndan pamje nga Samiti i Berlinit, njofton për bisedën me Merz: Investimet gjermane janë rreth 1.5 miliardë euro

Kurti ndan pamje nga Samiti i Berlinit, njofton për bisedën me Merz: Investimet gjermane janë rreth 1.5 miliardë euro

KDI: Bllokimi i emërimit të deputetëve të Listës Serbe në komisione cenon përfaqësimin e komuniteteve

KDI: Bllokimi i emërimit të deputetëve të Listës Serbe në komisione cenon përfaqësimin e komuniteteve

Gërvalla takon ambasadorin austriak, flasin për reformën në drejtësi dhe bashkëpunimin juridik

Gërvalla takon ambasadorin austriak, flasin për reformën në drejtësi dhe bashkëpunimin juridik

Sveçla në Itali takon kreun e Karabinierëve, interesohet për bashkëpunim rreth krijimit të Xhandarmërisë në Kosovë

Sveçla në Itali takon kreun e Karabinierëve, interesohet për bashkëpunim rreth krijimit të Xhandarmërisë në Kosovë

Foto familjare e Samitit të Procesit të Berlinit, Rama e Spajic afër Merzit e Kos-it, Kurti e Mickoski lihen në cep

Foto familjare e Samitit të Procesit të Berlinit, Rama e Spajic afër Merzit e Kos-it, Kurti e Mickoski lihen në cep

Hoti: Përparim Rama, Kujtim Shala ose Hykmete Bajrami do t’i bënin nder LDK-së nëse bëhen kryetar

Hoti: Përparim Rama, Kujtim Shala ose Hykmete Bajrami do t’i bënin nder LDK-së nëse bëhen kryetar

Kurti takon Haddadin, thotë se partneriteti me Francën po sjell rezultate konkrete

Kurti takon Haddadin, thotë se partneriteti me Francën po sjell rezultate konkrete

Ministria e Mbrojtjes ndan afro 1 milion euro për shkollimin e pjesëtarëve të FSK-së

Ministria e Mbrojtjes ndan afro 1 milion euro për shkollimin e pjesëtarëve të FSK-së

Osmani: Gjykata Kushtetuese nuk duhet të jetë zgjatim i politikës apo peng i interesave të pushtetit

Osmani: Gjykata Kushtetuese nuk duhet të jetë zgjatim i politikës apo peng i interesave të pushtetit

FSK organizon ushtrimin ndërinstitucional

FSK organizon ushtrimin ndërinstitucional

Mbrojtja e Kadri Veselit largon dy avokate para ballafqimit në Apel, Dixon thotë se kjo s’prek interesat e klientit të tij

Mbrojtja e Kadri Veselit largon dy avokate para ballafqimit në Apel, Dixon thotë se kjo s’prek interesat e klientit të tij

Haxhiu: Kuvendit po i rikthehet gjallëria, formohet komisioni për përzgjedhjen e kandidatëve për Bordin e RTK-së

Haxhiu: Kuvendit po i rikthehet gjallëria, formohet komisioni për përzgjedhjen e kandidatëve për Bordin e RTK-së